Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përparim Rama i reagon Kurtit: Buxheti i shtetit nuk është pronë partie, është detyrim kushtetues

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2025 në 11:16
Përparim Rama i reagon Kurtit: Buxheti i shtetit nuk është pronë partie, është detyrim kushtetues

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili një ditë më parë tha se “nuk e jep buxhetin për komunat që nuk bashkëpunojnë me qeverinë”.

Në një postim të gjatë në rrjete sociale, Rama e ka cilësuar këtë deklaratë si “skandaloze” , duke theksuar se buxheti i shtetit nuk mund të përdoret si mjet ndëshkimi politik.

“Deklarata ‘nuk e jap buxhetin për…’ është skandaloze. Cilin buxhet, Albin? Të popullit që e mban këtë shtet me tatime, punë dhe durim, apo të partisë që e ke shndërru në pronë private?”, ka shkruar Rama.

Kreu i Prishtinës ka akuzuar Kurtin se po e trajton pushtetin si pronë personale dhe se po e shndërron qeverisjen në një sistem autokratik që shpërblen besnikërinë partiake.

“Buxheti i shtetit nuk është shpërblim as ndëshkim, është detyrim kushtetues! Ai nuk shpërndahet sipas besnikërisë partiake. Në demokraci, kush e përdor paranë publike për të ndëshkuar kundërshtarët, është autokrat që fshihet pas fjalëve populliste”, ka shtuar Rama.

Ai paralajmëroi se një qasje e tillë përbën “rrezik institucional”, duke theksuar se Kosova është shtet demokratik dhe se pushteti duhet të kuptohet si përgjegjësi, jo privilegj.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve
  • 23:36Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë
  • 23:31Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe
  • 23:20“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula
  • 23:10Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit