Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur për bashkëpunimin me nivelin qendror.
Rama ka thënë se në fillim kishte tentuar të bashkëpunojë me qeverisjen, por më vonë e pa se ishte e pamundur.
“Bashkëpunimi me nivelin qendror duhet të jetë i mirëfilltë, pozitiv, duhet me bashkëpunu sepse jemi këtu për shoqërinë, pa marrë parasysh çfarë backround ke në aspektin partiak. Duhet të bashkëpunojmë. Kam pasur këtë mendësi nga fillimi, dy vitet e para jam mundu të bashkëpunojmë, kemi pasur sabotazhe, e tha edhe kryeministri në detyrë që do t’i bllokojë të gjithë ata që ai vendos se janë hajna e do i shtyjë përpara ata që qenkan të mirë. Çka me thanë për këtë qeveri përveç se po transformohet në autokraci, e që duhet të luftohet e të hiqet prej këtij vendi, nuk është në të mirën e shoqërisë tonë. Duhet të vijnë njerëz që punojnë, besojnë e bashkëpunojnë. Nuk duhet të kemi sekte politike”, tha Rama në Dukagjini.
