Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar detaje për Lojërat Mesdhetare.
Ai ka thënë se ka pasur tendenca për të ndërhyrë nga ministria e Hajrulla Çekut në përzgjedhjen e kompanisë.
“Fondet fillestare janë të ndërlidhura me master-planin logjistik, logjistika se si do të zhvillohen Lojërat Mesdhetare. Kemi proces që ka filluar, është kriju komisioni, është shpall tenderi me zgjedh kompaninë që ka me zbatu master-planin për zhvillimin e Lojërave Olimpike, e kemi një deadline në fund të nëntorit. Është në proces. Do të shpallet fituesi. Po, kemi pasur intervenime nga këta ministria e Çekut, qeveria, për me zgjedh dikënd që kanë tentu me bo ndonjë planifikim paraprak. Ashtu duket në bazë të procesit, është çështje e tjetër kujt, spo du me u zhyt në këto gjëra, aty nuk e gëzojnë shumicën, dhe nuk mund të bëjnë çka të dojnë, ka fitu më i miri. Ka pasur ndërhyrje, ashtu duket, këto janë gjëra nuk i di në detaje”, tha Rama në RTV Dukagjini.
