Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përparim Rama mbështet protestën e studentëve në Shkup: Aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti

GD
Gazeta Demos16 maj 2026 në 20:59
Përparim Rama mbështet protestën e studentëve në Shkup: Aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë më 18 maj para Urës së Gurit në Shkup, për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar gjuha shqipe nuk është privilegj është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut, raporton Periskopi.

“Më 18 maj, para Urës së Gurit në Shkup, studentët ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe të drejtën e tyre legjitime. Kjo nuk është vetëm një betejë studentore është një kauzë kombëtare dhe demokratike.Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet, ka shkruar Rama.

I pari i Prishtinës shoti se mohimi i gjuhës nënkupton mohim të indentitetit dhe rrezikim të barazisë.

“Sepse aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti. Dhe aty ku mohohet identiteti, rrezikohet vetë barazia.Prishtina është me ju”, ka shkruar Rama

Perparim Rama

Më shumë nga Lajme

  • 22:50CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
  • 22:49Raportohet se kunati ka vrarë kunatën me sëpatë në Pejë
  • 22:44Shqiptarët në garë për mandatin e tretë në Serbi, Sinani: Mirënjohje e veçantë Kurtit për angazhimin në bashkimin e faktorit politik shqiptar
  • 22:40Lista Studentore që fitoi në Serbi aspak më e mirë se pushteti i Vuçiqit, paralajmëronin se Pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohin kurrë
  • 22:38Para fotos së babait dëshmor, një kosovar po kërkon të bëjë histori në Amerikë