Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Përparim Rama, ministrave të Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 15:28
Përparim Rama, ministrave të Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u është kundërpërgjigjur Bashës dhe ministrit Gashani lidhur me çështjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Përmes një reagimi publik, Rama ka kërkuar që, siç është shprehur, të ndalen të pavërtetat dhe akuzat në Kuvend, duke theksuar se në vend të deklaratave politike nevojitet punë konkrete për realizimin e këtij organizimi.

Ai ka bërë të ditur se mbështet organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe përfshirjen e qyteteve të tjera, por vetëm në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe Masterplanin e miratuar.

Rama ka theksuar se Prishtina dhe ai personalisht kanë vetëm tri nga 12 votat në Komitetin Organizativ, ndërsa shumica vendimmarrëse, sipas tij, i takon Qeverisë dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në reagimin e tij, kryetari i Prishtinës ka ngritur shqetësime edhe për obligimet financiare dhe infrastrukturore, duke pretenduar se vonesat në pagesat ndaj Komitetit Ndërkombëtar dhe përpjekjet për ndryshimin e Masterplanit po e rrezikojnë organizimin e Lojërave.

Ai gjithashtu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se po e përdor këtë çështje për agjendë politike dhe po nxit përçarje mes qyteteve.

Në fund, Rama i ka bërë thirrje Qeverisë që të përmbushë obligimet e marra, duke theksuar se koha për realizimin e projektit po kalon.

“Qytetarët meritojnë t’i shohin Lojërat të realizohen me sukses dhe Kosovën të dalë faqebardhë para botës. Kuvendi meriton dinjitet. Qytetarët meritojnë të vërtetën. Kosova meriton që fjala e dhënë në emër të saj të mbahet”, ka shkruar Rama.

ramamesdhetarepërparim

Të ngjashme

“Qeveria bllokon, ne gjejmë zgjidhje”, Rama angazhon operatorë privatë për pastrimin e Prishtinës

“Qeveria bllokon, ne gjejmë zgjidhje”, Rama angazhon operatorë privatë për pastrimin e Prishtinës

10:13
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin

08:44
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë

Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë

22:51
Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

22:50

Më shumë nga Lajme

  • 15:38Çitaku për ndryshimin e Ligjit per Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë
  • 15:37Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë
  • 15:36Sulm me armë zjarri në Washington, raportohet për 4 të plagosur
  • 15:18Srpska i reagon Listës Studentore: Po i ngjan retorikës së Prishtinës, ju kujtojmë se ne pengojmë ndryshimet kushtetuese në Kosovë
  • 15:17Sadiku për ndërprerjen e seancës: Kryetarja ndërpreu seancën me plot të drejtë, por dje u sulmuam për mungesat