Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur – 3 në gjendje kritike

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 20:49
Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur – 3 në gjendje kritike

Mbi 20 persona kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre në gjendje kritike, pas përplasjes së dy tramvajeve në qytetin e Gelsenkirchenit, në Gjermani.

Sipas informacioneve paraprake, një tramvaj ishte ndalur në një segment të hapur të linjës, kur u godit nga një tramvaj tjetër me pasagjerë.

Policia bëri të ditur se rreth 25 persona u plagosën në aksident. Shtatë prej tyre pësuan lëndime të rënda, ndërsa për tre të plagosur gjendja mbetet kritike dhe nuk përjashtohet rreziku për jetën. Të lënduarit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spitalet e zonës.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë ngritur një ekip të posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e përplasjes dhe për të përcaktuar pse tramvaji i parë ishte ndalur në mes të itinerarit.

Pas ngjarjes, një pjesë e bulevardit Kurt-Schumacher u mbyll në të dy drejtimet, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, ndërsa më vonë u rihap vetëm një korsi.

Në vendngjarje u angazhuan dhjetëra ekipe shpëtimi, ambulanca dhe psikologë, të cilët ofruan ndihmë për pasagjerët dhe personat e prekur nga aksidenti. Kryebashkiakja e Gelsenkirchenit, Andrea Henze, e cilësoi ngjarjen si “një tronditje absolute”, pasi pa nga afër dëmet e shkaktuara brenda njërit prej tramvajeve.

plagosurkritikegjermani

Të ngjashme

U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova

U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova

13:05

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë