Protesta e 94-të radhazi kundër qeverisë në Tiranë është shoqëruar sërish me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.Pas paralajmërimeve të përsëritura përmes megafonëve, efektivët kanë ndërhyrë me forcë për të larguar protestuesit që tentonin të avanconin drejt godinës së Kryeministrisë.
Policia ka nisur gjithashtu përdorimin e gazit lotsjellës, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.Protesta është ndarë në dy fronte. Një pjesë e protestuesve vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë, ku po mbahen fjalimet dhe po përsëriten thirrjet kundër qeverisë. Ndërkohë, vëmendja kryesore është zhvendosur te grupi tjetër i protestuesve, i cili ndodhet pranë një prej hyrjeve të pasme të godinës dhe ka tentuar të avancojë drejt ambienteve të Kryeministrisë.
