Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përurohet Njësia Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, investimi kap vlerën e 211 mijë eurove

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 12:07
Përurohet Njësia Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, investimi kap vlerën e 211 mijë eurove

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e hapësirave të renovuara të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku janë investuar 211 mijë euro

Gjatë ceremonisë, Kurti tha se investimet në QKUK po kontribuojnë në transformimin e hapësirave shëndetësore, përmirësimin e kushteve për pacientët dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për punën e mjekëve specialistë dhe infermierëve.

Kurti rikujtoi gjithashtu se para gjashtë muajsh ishte përuruar hapësira e renovuar e Kardiologjisë Invazive, ku ishte instaluar një angiograf i ri, investim që kap vlerën mbi një milion euro dhe që, sipas tij, tashmë është në shërbim të pacientëve dhe po ndihmon në uljen e listave të pritjes.

“Të nderuar pranishëm, hap pas hapi hapësirat e QKUK-së po renovohen aq thellësisht saqë po transformohen. Me secilin investim po sigurohen edhe pajisjet moderne, po krijohen kushte më të mira për shërim për pacientët dhe njëkohësisht mundësi më të mëdha për shërim për ta, meqenëse këto kushte i dedikohen edhe atyre që kujdesen për pacientët, përkatësisht mjekëve specialistë dhe infermierëve. Para gjashtë muajsh ne u takuam këtu që ta përurojmë hapësirën e transformuar të Kardiologjisë Invazive, kur edhe u instalua angiografi i ri. Ky investim, i cili e kalon vlerën prej 1 milion euro, tash është në shërbim të pacientëve dhe po ndihmon në uljen e listave të pritjes”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se në Njësinë Koronare pacientët kanë nevojë për mbikëqyrje të afërt, trajtim dhe kujdes të vazhdueshëm, duke vlerësuar se hapësirat e reja do të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore.

Të dyja fazat e investimeve janë realizuar me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut, për të cilën kryeministri shprehu mirënjohje.

Kurti theksoi se rezultatet e këtij bashkëpunimi po reflektohen në punën e përditshme të klinikës dhe në shërbimet që marrin qytetarët e Kosovës.

“Ndërkaq, sot jemi për të përuruar hapësirën e transformuar të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë, në vlerë prej 211 mijë euro. Në këtë njësi pacientët kanë nevojë për mbikqyrje të afërt, trajtim dhe vëmendje të përhershme. Për ta, këto hapësira janë vendi ku kalojnë ditë të vështira, por edhe kur nisin të marrin veten. Për familjarët e tyre është e rëndësishme ta dinë se më të dashurit e tyre po marrin kujdesin e nevojshëm, në kushte të mira dhe nga profesionistë të përgatitur”, ka shtuar ai.

“Të dyja këto faza të investimeve janë realizuar me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut, ndaj së cilës jemi shumë falënderues. Rezultatet e kësaj mbështetje shihen këtu, në punën e përditshme të klinikës dhe në shërbimet cilësore që i marrin qytetarët tanë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ai, ka paralajëmruar se së shpejti do të jenë përsëri në QKUK, saktësisht në Kardiologji për renovime dhe transformime të reja.

“Falënderoj ministrin Vitia, ekipet që kanë punuar me realizimin e projektit dhe juve profesionistë shëndetësorë që me punë i ktheni investimet në kujdes për pacientët. Pra, ndonëse koha kalon e që të gjithë mplakemi, klinikat po renovohen një nga një, ato po bëhen më të reja, për ditë të vështira kushte më të mira, ashtu që të kemi sa më shumë shërim dhe shërimi të jetë sa më i shpejtë. Ne e kemi marrë me prioritet Kardiologjinë, sepse ju e dini që vdekjet më të shpeshta tek ne janë pikërisht nga sëmundjet kardiologjike. Andaj, së shpejti do të jemi përsëri në QKUK, përsëri në Kardiologji për të nisur punimet për renovime, përkatësisht transformime të reja”, ka deklaruar Kurti.

kardiologjisëkoronareqkuk

Më shumë nga Lajme

  • 12:52Kurti takohet me “Koalicioni Shqiptar”: Bashkimi i tyre në Serbi solli rezultatin më të mirë që nga viti 2000
  • 12:48“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” - kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik
  • 12:46Policia parandalon tentimin e një 17-vjeçareje për t’u hedhur nga nënkalimi në Ferizaj
  • 12:45​35 kilogramë mbi supe, 52 kilometra përpara: Kadetët përballojnë sfidën “Triumfi Dardan”
  • 12:32Ky raportohet se është këngëtari që u plagos në Shkodër