Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përvjetori i vrasjes së Ahmet Krasniqit, Abdixhiku: Emri i tij, gurthemel i krijimit të shtetit të Kosovës

GD
Gazeta Demos21 shtator 2025 në 10:17
Përvjetori i vrasjes së Ahmet Krasniqit, Abdixhiku: Emri i tij, gurthemel i krijimit të shtetit të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, në 27-vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku thotë se vrasja e Krasniqit ishte një plagë e rëndë, një dhimbje e pashuar për kombin.

Tutje, i pari i LDK-së tha se jeta dhe vepra e kolonel Krasniqit u ngritën mbi çdo akt kriminal, mbi çdo errësirë, duke mbetur përjetësisht dritë dhe udhërrëfyes i historisë së Kosovës.

“Kolonel Ahmet Krasniqi nuk ishte vetëm një ushtarak profesionist. Ai ishte vizionar i çlirimit, strateg i organizimit, intelektual i rrallë dhe misionar i pavarësisë. Me besimin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, Komandantit Suprem të Republikës së Kosovës, ai u emërua Ministri i parë i Mbrojtjes. Në atë detyrë madhështore, Koloneli vuri themelet e ushtrisë së Kosovës, duke e bërë realitet organizimin strategjik, logjistik e ushtarak, dhe duke siguruar arsenal për luftën e lirisë”.

“Emri i tij mbetet gurë-themel i krijimit të shtetit të Kosovës i cili vuri bazat e themelimit të vijës institucionale ushtarake të Republikës së Kosovës; si Ministër i parë i Mbrojtjes. Ai për meritat për luftën dhe çlirimin e vendit është shpallur Hero i Kosovës. Dija, përvoja dhe guximi i tij ishin vlera të rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Kështu do të vazhdoj të mbes, pra si Hero gjithmonë gjersa mbi këtë tokë të flitet e të jetohet shqip. Ne sot nuk e kujtojmë vetëm si të kaluarën tonë të lavdishme, por edhe si frymëzim të gjallë për brezat që vijnë. Ai na mësoi se liria fitohet me guxim, se shteti ndërtohet me përkushtim, dhe se atdheu mbrohet me jetën”, ka shkruar Abdixhiku.

“Vrasja e tij ishte humbje e madhe për kombin tonë, e kjo thellohet edhe më tej nga mos zbardhja e këtij akti kriminal. Por, sot nuk përkulemi përballë dhimbjes, por ngrihemi krenarë përballë sakrificës së tij. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Kolonel Ahmet Krasniqit!”

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku
  • 23:10Horoskopi i shtatorit/ Cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
  • 22:47Ky do të jetë moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
  • 22:32Krejt çka tha Kurti pas takimit me Abdixhikun
  • 22:30Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës