Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë gjatë 28.08.2026, ndërsa në disa prej tyre policia ka arrestuar të dyshuarit.
Rastet janë raportuar në Klinë, Pejë, Malishevë dhe Fushë Kosovë, ndërsa të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në raste të dhunës fizike apo psikike ndaj familjarëve dhe personave me të cilët kishin bashkëjetuar.
Në Klinë, rreth orës 15:00, Policia ka arrestuar një burrë dhe një grua, të cilët dyshohet se ishin rrahur mes vete. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar dhe rasti ndaj saj do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Në Pejë, rreth orës 16:02, është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
