Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Pesë të vrarë për tri javë në Gjilan

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 21:12
Pesë të vrarë për tri javë në Gjilan

Pesë persona kanë humbur jetën në tri raste të ndara të vrasjeve në rajonin e Gjilanit, brenda një periudhe prej vetëm tri javësh. Dy raste të rënda të vrasjeve të dyfishta dhe një vrasje tjetër kanë tronditur këtë rajon gjatë muajit tetor dhe në fillim të nëntorit.

Rasti i parë u regjistrua më 11 tetor në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku u vranë dy vëlla e motër, Nafije dhe Egzon Bogujevci, shkruan Insajderi.

I dyshuar për vrasjen e tyre është Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes. Në të njëjtin rast, një person tjetër, i raportuar si i afërm i viktimave, mbeti i plagosur rëndë dhe u trajtua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ramushi u dorëzua në Polici, ndërsa si motiv i dyshuar i rastit u përmend xhelozia.

Po atë ditë, në Pogragjë të Gjilanit, u vra edhe 29-vjeçari Bajram Arifi. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor.

I dyshuar për këtë vrasje është babai i viktimës, Remzi Arifi, i cili njihej për Policinë dhe dyshohej se ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Suzuki. Motivi i vrasjes nuk ishte bërë i ditur dhe rasti mbeti nën hetim.

Rasti më i fundit u regjistrua të dielën, më 1 nëntor, në fshatin Demiraj të Gjilanit. Në një shtëpi u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe foshnja e tij tre muajshe.

Për këtë rast është arrestuar babai 65-vjeçar i të riut, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e tyre. Policia bëri të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda familjes. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me rastin në Demiraj, numri i viktimave nga tri ngjarjet e rënda në rajonin e Gjilanit ka arritur në pesë

pesëgjilanitvrarë

Të ngjashme

Policia konfirmon rastin në Demiraj të Gjilanit: Një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë, vdekja e dyshimtë

Policia konfirmon rastin në Demiraj të Gjilanit: Një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë, vdekja e dyshimtë

13:04

Më shumë nga Lajme

  • 21:49Leonora Jakupi me një mesazh të fortë: “Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit!”
  • 21:33Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
  • 21:24Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
  • 21:19Detaje të reja nga vrasja e rëndë në Demiraj të Gjilanit, dyshohet se viktimat u ngufatën
  • 21:02Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit