Federata e Peshkatarëve ka njoftuar për pezullimin e përkohshëm të peshkimit të llojit të peshkut “krap” në të gjitha liqenet dhe lumenjtë e Republikës së Kosovës.
Vendimi ka hyrë në fuqi më 15 prill dhe do të zgjasë deri më 31 maj
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të lejohet vetëm peshkimi në formën “Peshko dhe Lësho” (Catch & Release), duke ndaluar mbajtjen e peshkut në rrjeta apo forma të tjera për ruajtje.
Federata ka bërë të ditur se të gjitha shoqatat e peshkatarëve sportivë dhe rekreativë, që janë pjesë e saj, janë të obliguara ta zbatojnë këtë vendim.
