Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja

GD
Gazeta Demos27 mars 2026 në 22:46
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja

Gjykata Speciale ka caktuar një panel të Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës për zgjatjen e afatit deri më 15 qershor 2026, me qëllim tё paraqitjes së një kërkese, pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila refuzoi kërkesën e Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë.

Specialja, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se gjyqtarët Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Pjotër Hofmanski do të vendosin lidhur me këtë kërkesë dhe çdo parashtresë tjetër që lidhet me këtë çështje.

“Më 25 mars 2026, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e Kërkesës së Mbrojtjes së Pjetër Shalës për zgjatjen deri më 15 qershor 2026 të afatit për dorëzimin e Kërkesës Referuese, pas vendimit të Gjykatës Supreme të 9 marsit 2026. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov, Pjotër Hofmanski do të vendosin në lidhje me këtë kërkesë dhe çdo parashtrim tjetër në lidhje me të. “, thuhet në njoftim .

Specialja mё 10 mars, kishte refuzuar kërkesën e fundit për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Shala, pasi sipas saj nuk ka pasur shkelje të të drejtave të tij për një gjykim të drejtë, të ligjit penal apo të procedurave.

Më shumë nga Lajme

  • 19:34Haradinaj: Mandati i 120 deputetëve është djegur
  • 19:20Nesër nuk kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë
  • 19:18Abazi: Çfarëdo vendimi të merret në Hagë, Serbia do të tentojë ta destabilizojë Kosovën
  • 19:17Zjarre masive në malet e Budakovës
  • 19:15Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadoren e re të Suedisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit