Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IPK-ja nis hetim pas raportimit për hyrjen e shtetasit britanik në Kampin e Njësive Speciale

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 19:47
PK-ja nis hetim pas raportimit për hyrjen e shtetasit britanik në Kampin e Njësive Speciale

Cenimi i sigurisë së kampit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës ku një shtetas britanik kishte arritur të futej në hapësirat e kampit në Vrellë dhe të xhironte pamje, ka nxitur veprimin e institucioneve përkatëse.

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetim preliminar për këtë rast, ndërsa Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Xhelal Sveçla, deri më tani nuk kanë reaguar publikisht lidhur me rastin.

IPK-ja i ka konfirmuar VOX-it se hetimi ka për qëllim sqarimin e rrethanave të rastit, me fokus në përgjegjësitë që lidhen me sigurimin e kampit.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes Departamentit të Hetimeve, pas shqyrtimit të materialit të publikuar nga VOX Kosova lidhur me pamjet e realizuara nga një shtetas britanik në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, konfirmon se ka iniciuar hetim preliminar lidhur me këtë çështje. Hetimet kanë për qëllim sqarimin e rrethanave të rastit me fokus në përgjegjësitë lidhur me sigurimin e kampit. IPK-ja do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me mandatin dhe kompetencat ligjore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së

hetimbritaniknjësive

Më shumë nga Lajme

  • 20:16Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës
  • 20:10Nesër varroset aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha
  • 20:07Edhe në orët e vona, vazhdon përplasja e Policisë shqiptare me protestuesit
  • 20:04Gjini: Aleanca do të jetë mburojë për qytetarët ndaj abuzimit me pushtetin nga niveli qendror
  • 20:04Ministri Çeku diskuton Strategjinë e Arsimit me drejtorët e institucioneve parashkollore