Një person është plagosur sot në Duhël të Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyçi.
Ai tha se plagosja erdhi si pasojë e një përleshje mes disa personave ku solli eskalimin e situates deri në plagosjen e një personi me armë zjarri.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.
“Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka deklaruar Bytyçi.