Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Planet e KESCO-s që qytetarët të paguajnë me çmim më të lartë për shkyçje, ZRRE: Reflekton koston që i shkaktohet kompanisë

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 13:03
Planet e KESCO-s që qytetarët të paguajnë me çmim më të lartë për shkyçje, ZRRE: Reflekton koston që i shkaktohet kompanisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka arsyetuar tarifat që KESCO aplikon për shkyçjen dhe tarifën për rikyçjen e konsumatorëve për shkak të mospagesës së faturave e cila do të hyjë në fuqi më 1 shtator të këtij viti, duke theksuar se ato pasqyrojnë koston që i shkaktohet kompanisë për kryerjen e këtyre shërbimeve.

Në një përgjigje për Buletinin Ekonomik, ZRRE ka bërë të ditur se tarifat janë të përcaktuara në Rregullën për Shkyçjen dhe Rikyçjen e Konsumatorëve në Sektorin e Energjisë, të miratuar nga Bordi i ZRRE-së në mars të vitit 2017.

Sipas rregullatorit, tarifa bazë e shërbimit për shkyçjen e konsumatorëve shtëpiakë është 15 euro, ndërsa 15 euro është edhe tarifa për rikyçje. Ndërkohë, për konsumatorët komercialë, tarifa është 30 euro për secilin shërbim.

ZRRE sqaron se këto tarifa nuk përfshihen në tarifat e rregullta të energjisë elektrike, pasi kanë për qëllim të mbulojnë kostot operative të kompanisë për realizimin e shkyçjes dhe rikyçjes.

“Lidhur me arsyeshmërinë e këtyre taksave, ju informojmë se këto taksa reflektojnë koston që i shkaktohet operatorit për kryerjen e këtyre dy shërbimeve, të cilat nuk përfshihen në kostot e rregullta për llogaritjen e tarifave sipas strukturës tarifore përkatëse”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

zrrekostonshkaktohet

Të ngjashme

ZRrE licenson Kosovën A dhe B për prodhim të energjisë elektrike

ZRrE licenson Kosovën A dhe B për prodhim të energjisë elektrike

15:16

Më shumë nga Lajme

  • 09:47Zjarri në Prizren, digjen dy kafshë shtëpiake dhe makineri bujqësore
  • 09:34Grabitet një person në Prishtinë, tre persona të maskuar i marrin 1500 euro
  • 09:15Millan Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
  • 09:08Vrasja e dyfishtë në Gjilan, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat, i gjenden armë pa leje
  • 08:5427 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës