Nënkryetari i parë i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) , Anton Antoni ka njoftuar se pas dy mandateve punë, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton GazetaDemos.
Kjo dorëheqje, siç merr vesh GazetaDemos, vjen pas koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, teksa Antoni rëndit këto arsye:
“PSHDK ka qenë dhe duhet të mbetet parti e djathtë, me vlera të qarta politike, morale dhe shoqërore. Vendimet e fundit të kryetarit Morina nuk përputhen me këtë identitet dhe dëmtojnë integritetin e partisë. Nuk mund të jem pjesë e veprimeve që shkojnë kundër interesit të anëtarëve dhe që cënojnë drejtimin historik të Demokristianëve të Kosovës. Prandaj, dorëheqja ime është e domosdoshme dhe e pashmangshme”, ka deklaruar Antoni.
