Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Podujeva me të gjitha kategoritë e shoqërisë në mbështetje të “Drejtësi, jo politikë”

GD
Gazeta Demos30 janar 2026 në 15:13
Podujeva me të gjitha kategoritë e shoqërisë në mbështetje të “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë vizituar sot Komunën e Podujevës, në kuadër të mobilizimit qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit në këtë qytet, përfaqësuesit e platformës janë pritur nga Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, si dhe nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, Organizata e të Burgosurve Politikë, organizata joqeveritare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, sipërmarrës dhe artistë të njohur të komunës.

Mbështetje e veçantë për marshin u shpreh edhe nga organizata e veteranëve të luftës, organizata qytetare “Demokracia Fillon Këtu”, nga komuniteti i biznesit në Podujevë, si dhe nga artisti i njohur Bedri Kadriu, të cilët theksuan rëndësinë e një fronti të gjerë shoqëror në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit të luftës çlirimtare.

Përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, vlerësoi lart këtë mbështetje gjithëpërfshirëse nga Podujeva.

“Podujeva sot po dëshmon se kërkesa për drejtësi është zë i të gjitha kategorive të shoqërisë. Kur veteranët, të burgosurit politikë, bizneset, artistët dhe qytetarët bashkohen, kjo kauzë merr forcën e ndërgjegjes kolektive”, ka thënë Hoxha.

Edhe përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, theksoi se mbështetja e gjerë nga Podujeva është mesazh i qartë për gjithë Kosovën.

“Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ nuk i përket një grupi apo një subjekti, por i përket gjithë shoqërisë. Mbështetja e parezervë nga Podujeva tregon se lufta jonë çlirimtare dhe sakrifica e saj nuk mund të vihen në dyshim”, ka thënë Tasholli.

Platforma Liria ka Emër do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës, me synimin e ndërtimit të një mobilizimi sa më të gjerë qytetar për pjesëmarrje masive në marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në Prishtinë.

Liria ka Emër

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit