Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policët rregullojnë me paratë e rrogës veturën zyrtare të Policisë, reagon Ramadani: A ka më keq se kaq? Në vend se t’i gëzojnë fëmijët e tyre…

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 12:59
Policët rregullojnë me paratë e rrogës veturën zyrtare të Policisë, reagon Ramadani: A ka më keq se kaq? Në vend se t’i gëzojnë fëmijët e tyre…

Një ngjarje e ndodhur sot ka ngritur shqetësime për Burim Ramadanin e Aleancës, e cila ka të bëjë me kushtet e punës së zyrtarëve policorë.

Siç ka njoftuar Ramadani, sot një veturë inteligjente e Policisë me targat “01-301-PZ”, e cila përdoret për kontrollin e trafikut, është prishur.

Për rregullimin e të njëjtës, Ramadani tha se po merren privatisht vetë policët, ku me paratë e pagës së tyre po e financojnë rregullimin teknik.

“Sot, policët e rregullojnë privatisht veturën e policisë. Vetura inteligjente e Policisë me targat 01-301-PZ është prishur dhe policët vet, nga paga e vet, po e rregullojnë!

Policia ka mbetur pa vetura të domosdoshme trafiku. Pa sistem të duhur të rregullimit të tyre. Policët me atë pak pagë që kanë, në vend se të gëzojnë fëmijët e tyre, duhet të harxhojnë në rregullimin e veturës së policisë. Përndryshe, nuk mund të kryejnë punën e tyre”, tha ai.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Prokurorisë për hetim ndaj Ministrisë së Brendshme.

“A ka më keq se kaq? Ngjarja është e sotme (që nuk është e vetmja) dhe është rrënqethëse. Ndërsa, sipas raportit të Auditorit Gjeneral, MPB po keqmenaxhon e zhvat paratë e popullit. Alo…Prokuroria!”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 12:32Kurti dhe Hamza takohen sot në orën 16:00
  • 12:31Një aksident me fatalitet dhe 23 me të lënduar në 24 orët e fundit
  • 12:24“Jo në emrin tim” aksion para Minstrisë së Drejtësisë, thirrje Gërvallës: Voto Ligjin, koha e arsyetimeve ka mbaruar
  • 12:18Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin
  • 12:17“Liria Ka Emër” fton bashkatdhetarët në protestën e 10 tetorit në Bruksel