Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia deklarohet për rastin e ngacmimit seksual nga tre zyrtarë policorë

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 21:34
Policia deklarohet për rastin e ngacmimit seksual nga tre zyrtarë policorë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas pranimit të informacioneve se më datën 15 tetor 2026 tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, dyshohet se janë përfshirë në një rast penal të ngacmimit dhe kontrollit të kundërligjshëm, ka trajtuar vetë informacionet fillestare, dhe sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës.

Policia e Kosovës, menjëherë pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, ka njoftuar zyrtarët kompetent të Inspektoratit Policor të Kosovës, me të cilët janë koordinuar për sigurimin dhe dokumentimin e të gjitha provave relevante lidhur me rastin.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi institucional, Policia e Kosovës ka siguruar dhe i ka dorëzuar Inspektoratit Policor të Kosovës provat dhe informacionet e kërkuara për trajtimin e mëtejmë të rastit.

Policia e Kosovës po ashtu ka udhëzuar palën ankuese që të paraqitet në Inspektoratin Policor të Kosovës, për të dhënë informacionet/ deklaratën para zyrtarëve të njësisë së hetimeve të këtij institucioni.

Pas shqyrtimit të informacioneve dhe provave të siguruara, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policor, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, të cilët menaxhmenti i Policisë së Kosovës i ka suspenduar.

Po ashtu edhe në rastin e suspendimit të dy zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Gjilan, Policia e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, të cilët i ka suspenduar nga detyra.

Policia e Kosovës dëshmon përkushtimin e saj për transparencë dhe llogaridhënie të plotë, si dhe për bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, duke siguruar se çdo informacion për sjellje joprofesionale të mundshme të zyrtarëve policorë, do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me procedurat ligjore.

kosovëspolicorpolicia

Të ngjashme

Policia e Kosovës dhe KFOR-i vizituan pjesën veriore të vendit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i vizituan pjesën veriore të vendit

10:34
Suspendimi i 3 zyrtarëve policorë, Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës

Suspendimi i 3 zyrtarëve policorë, Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës

20:23
​Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj

​Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj

16:48
E përplasën për toke me forcë – Pamje kur policia e rrah protestuesin derisa ai është i shtrirë

E përplasën për toke me forcë – Pamje kur policia e rrah protestuesin derisa ai është i shtrirë

16:36

Më shumë nga Lajme

  • 22:18Zëdhënësi i Aleancës i reagon Pecit: Je përfaqësues i denjë i mazhorancës një shpi budallë, jeni hajna e antikombëtarë
  • 22:05Bashkia e Shkodrës në flakë, godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar
  • 21:10Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë
  • 20:55Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve
  • 20:34Dy shtetas nga Kosova shoqërohen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosje