Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Kosovës dhe KFOR-i vizituan pjesën veriore të vendit

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 10:34
Policia e Kosovës dhe KFOR-i vizituan pjesën veriore të vendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, së bashku me admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli dhe gjeneralmajorin Roberto Vergori, komandant i KFOR-it, me datën 15 tetor 2026, kanë vizituar njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në pjesën veriore të vendit.

Vizita kishte për qëllim vlerësimin nga afër të angazhimeve të përbashkëta në mbikëqyrjen e brezit kufitar, përkatësisht të vijës së gjelbër dhe vijës së kaltër, si dhe të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet njësive përkatëse në përmbushjen e detyrave të tyre.

Gjatë vizitës u vlerësua bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, me theks të veçantë në rëndësinë e patrullimeve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit në terren, në funksion të mbikëqyrjes kufitare dhe forcimit të sigurisë.

Palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, si kontribut i rëndësishëm për ruajtjen e një mjedisi të sigurt, garantimin e paqes dhe stabilitetit, si edhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj ligjor dhe në forcimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.


kosovëspoliciapjesën

Të ngjashme

Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

21:55
Një muaj nga dënimi me 81 vjet burgim për krerët e UÇK-së: Çfarë bëri shteti i Kosovës?

Një muaj nga dënimi me 81 vjet burgim për krerët e UÇK-së: Çfarë bëri shteti i Kosovës?

09:53
Gjykata Speciale hap një tjetër përplasje me aleatët

Gjykata Speciale hap një tjetër përplasje me aleatët

09:36
Komisioni për siguri shqyrton ndryshimet në buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Komisioni për siguri shqyrton ndryshimet në buxhetin e Kosovës për vitin 2026

09:16

Më shumë nga Lajme

  • 12:02Sezoni i ngrohjes, Rama: Procesi po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme
  • 11:33DREJTPËRDREJTË nga Tirana, protestuesit e nisin ditën përreth institucioneve duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës
  • 11:31Paga minimale pa tatim: 18.50 euro për punëtorin, kosto e panjohur për shtetin
  • 11:28Dënohet me 8 vjet burg i akuzuari për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor
  • 11:24Kodi Civil rikthehet në Kuvend, kundërshtarët paralajmërojnë kundërshtim edhe më të madh