Policia e Kosovës ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët lidhur me publikimin e materialeve intime pa pëlqim dhe kërcënimet për publikimin e tyre.
Përmes një njoftimi sensibilizues, Policia ka theksuar se publikimi i fotove ose incizimeve intime është vepër penale, ndërsa po ashtu vepër penale është edhe kërcënimi me publikimin e materialeve intime.
Në materialin e publikuar paraqitet edhe një skenar i kërcënimit online, ku viktimës i kërkohet të marrë një vendim brenda një kohe të caktuar, duke e kërcënuar se në të kundërtën do të shpërndahen foto apo video personale.





