Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve për garantimin e rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve, është duke zbatuar plan veprimin me fokus te trotinetet elektrik.
Gjatë patrullimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm, zyrtarët policorë fillimisht kanë zhvilluar aktivitete vetëdijësuese, duke informuar personat që qarkullonin me trotinete elektrike dhe biçikleta në sheshe se qarkullimi i tyre në sheshe është i ndaluar me sinjalizim rrugor.
