Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Shtetit në Shqipëri kërkon falje publike, pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës

GD
Gazeta Demos30 maj 2026 në 20:01
Policia e Shtetit në Shqipëri kërkon falje publike, pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka kërkuar ndjesë publike pas një raportimi të pasaktë të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë lidhur me një qytetar, për të cilin fillimisht u raportua se ishte futur me forcë brenda rrethimit të një kantieri ndërtimi. Sipas sqarimit zyrtar, ky pretendim nuk qëndron.

Në njoftim theksohet se, ndonëse pjesa tjetër e komunikatës së Policisë së Vlorës ishte korrekte, gabimi në raportim konsiderohet i rëndë.

Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Policisë Vendore Vlorë.

“Besimi i publikut për Policinë e Shtetit është vlera më e rëndësishme dhe cenimi i tij nuk mund të justifikohet në asnjë rast”, thuhet në reagimin zyrtar, shkruan Euronwes.

Sa i përket pretendimeve të ngritura në protestën e zhvilluar lidhur me kantierin, policia bën me dije se verifikimet kanë treguar se territori i rrethuar është pronë private, e pajisur me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me autorizim ligjor për rrethim.

Në këtë kontekst, Policia e Shtetit thekson se çdo pretendim që lidhet me pronën private apo zhvillimin e saj duhet të adresohet përmes rrugës gjyqësore.

“Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor”, përfundon njoftimi

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra
  • 23:34E enjtja sjell mot me diell e vranësira, ja sa do të jenë temperaturat
  • 23:33Kryesindikalisti: Defekti ndodhi rreth orës 19:30 gjendja e minatorëve stabile, po flasim me tela induktivë, një ka dalë
  • 23:27Tre minatorët që dolën nga thellësia e minierës janë në gjendje të mirë shëndetësore
  • 23:24Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje