Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia gjen tetë armë të gjata e tri pistoleta pa leje në shtëpinë e një 70-vjeçari në Ferizaj

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 15:43
Policia gjen tetë armë të gjata e tri pistoleta pa leje në shtëpinë e një 70-vjeçari në Ferizaj

Policia e Rajonit të Ferizajt ka gjetur dhe sekuestruar tetë armë të gjata dhe 3 pistoleta në shtëpunë e një 70-vjeçari .

Në njoftimin e Policisë thuhet se këto armë ishin të vendosura në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe në një depo të improvizuar që përdorej për modifikimin e armëve.

“Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e veprave penale:- “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit, ndërsa për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me raport shtesë”, përfundon njoftimi.

Më shumë nga Lajme

  • 20:09Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër
  • 19:56Haxhiu: Zgjedhja e presidentes së re sjell stabilitet institucional
  • 19:48Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive shiu në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara
  • 19:42KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj
  • 19:39Konjufca në Sofje: Korridori VIII, shtyllë strategjike për sigurinë dhe ndërlidhjen e rajonit