Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.0
Lajme

Policia grumbullon të dhëna, Prokuroria e Pejës në pritje të rinumërimit të votave

GD
Gazeta Demos29 janar 2026 në 15:29
Policia grumbullon të dhëna, Prokuroria e Pejës në pritje të rinumërimit të votave

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj është takuar me përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në këtë qytet.

Në lidhje me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit, Vuçetaj bëri të ditur se më 19 janar ka autorizuar policinë për grumbullimin e informatave lidhur me numërimin e votave të kandidatëve të subjekteve politike.

Sipas saj, Prokuroria është në pritje të përfundimit të procesit të rinumërimit, pas së cilit do të analizohen të gjitha të gjeturat dhe provat që do t’i dorëzohen prokurorit të shtetit për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme ligjore.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për harmonizimin e veprimeve të përbashkëta në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sigurisë publike për qytetarët e rajonit të Pejës.

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës riafirmuan përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit dhe ndjekjen penale të të gjithë personave që kryejnë vepra penale.

Më shumë nga Lajme

  • 17:32Edhe Mitrovica në këmbë për drejtësi, nesër protestohet për Arlinda Zekajn
  • 17:27Protestuesit arrijnë tek Qeveria
  • 17:21Një hetues kishte kërkuar që Arlinda Zekaj të vizitohej në shtëpi nga Policia, shkresa e tij ishte injoruar
  • 17:21Në vazhdën e operacionit policor “Errësira” arrestohet edhe i dyshuari i tretë
  • 17:17“TURP”, protestuesit shkruajnë mesazhe edhe në tokë