Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për familjen Hoxha nga Rahoveci, pasi humben më të dashurin e tyre, 20-vjeçarin, Anid Hoxha, raporton GazetaDemos.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili dha edhe detaje.
Sipas Hoxhës, Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij.
“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur”, ka shkruar ai.
Referuar raportit të policisë, i riu nga Kosova vdiq derisa po luante volejboll me shokët e tij.
“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij”, njofton policia.
Autopsia mjekoligjore për rastin do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 20-vjeçarit.