Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë – Sektori i Hetimeve, me autorizim nga Prokurori i Shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar.
Personi i dyshuar më datë 12.06.2026 në një objekt tregtar në Malishevë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.
“Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:




