Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Guriq të Malishevës.
Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë - Sektori i Hetimeve, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është duke zhvilluar procedurat hetimore lidhur me rastin.
Personi i dyshuar, sipas policisë, më 12 maj dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje” në fshatin Guriq. Pavarësisht veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, ta raportojnë atë tek autoritetet.