Një person mbeti i plagosur sonte në Prishtinë.
Kjo u konfirmua për ”Demos” nga Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
”Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.
