Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia kryen kontrolle në një shtëpi në Zubin Potok, gjen granata dore

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 10:19
Policia kryen kontrolle në një shtëpi në Zubin Potok, gjen granata dore

Policia e Kosovës ka gjetur granata dore dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.

Sipas njoftimit, me datën 10.02.2026, rreth orës 23:20, njësitë policore gjatë patrullimit kanë pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina kishte mjete të dyshuara ilegale. Pas kontrollit, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:6 granata dore, 1 maicë dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka tërhequr mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Policia bën të ditur se lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke i ftuar që të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrin 192.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 18:05Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala
  • 17:51Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës
  • 17:48Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte
  • 17:47Abrashi i VV’së për nismën e PDK’së: S’e kam paramenduar që do të vinte koha t’i përmendi miqtë ndërkombëtar
  • 17:44Von der Leyen e nis me fjalë optimiste vizitën në Tiranë, thotë se atje po punojnë shumë për ta bërë ëndrrën evropiane realitet