Policia e Kosovës ka ndëshkuar dy shoferë në rajonin e Ferizajt për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.
Sipas njoftimit, rasti i parë është regjistruar më 3 nëntor në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në fshatin Dardani, ku një i mitur 16-vjeçar, me inicialet M.I., ishte kapur duke drejtuar një furgon Mercedes pa patentë shoferi dhe duke kryer tejkalim në vijë të plotë. Kundërvajtja ishte raportuar nga një qytetar, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë pranë gjykatës për kundërvajtje.
