Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia në Prishtinë realizon 165 urdhëresa të gjykatës brenda një jave, sekuestron edhe 9 armë

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 17:07
Policia në Prishtinë realizon 165 urdhëresa të gjykatës brenda një jave, sekuestron edhe 9 armë

Policia e Kosovës ka realizuar 165 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës, në kuadër të aksioneve të zhvilluara në lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, nga numri i përgjithshëm i urdhëresave, 38 kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat kanë pasur të bëjnë me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresa.

Gjatë kësaj periudhe, aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fusha të tjera të sigurisë.

Në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar nëntë armë zjarri, ndërsa për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut janë shqiptuar gjithsej 4 mijë e 27 gjoba.

Nga to, 268 janë evidentuar përmes veturës inteligjente dhe radarëve mobilë.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me personat ndaj të cilëve janë realizuar urdhëresat apo rrethanat e sekuestrimit të armëve.

policiaurdhëresagjykatës

Të ngjashme

Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim

Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim

12:17
Tiranë: Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren

Tiranë: Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren

19:10

Më shumë nga Lajme

  • 17:24Unazën e Prishtinës, projektin që Rama e akuzoi Qeverinë se po ia bllokonte, Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027
  • 17:24Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt
  • 17:22Kur do të jepet rroga e 13-të, tregon Kurti
  • 17:19Kurti: Do të ketë rritje të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
  • 17:16Kurti – ministrave: Zbatojeni programin e buxhetin pikë për pikë, do t’ju monitoroj secilin