Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia parandalon kontrabandë mallrash në Han të Elezit, dy persona arratisen drejt Maqedonisë

GD
Gazeta Demos26 tetor 2025 në 15:42
Policia parandalon kontrabandë mallrash në Han të Elezit, dy persona arratisen drejt Maqedonisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në rajonin e Hanit të Elezit, ku dy persona të dyshuar që ndodheshin në automjet e kanë braktisur atë dhe janë larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet e ditur se dje rreth orës 19:00, policia ka vërejtur një automjet të tipit kombi-furgon pa targa regjistrimi, i cili kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës, duke përdorur rrugë ilegale,

Pavarësisht tentativës së policisë për ta ndaluar automjetin, ky i fundit nuk është ndalur dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një hendek.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme mallrash që dyshohet se janë kontrabanduar, përfshirë: këpucë për meshkuj dhe femra të markave të ndryshme, mjete pune kasaforta dhe veshje të ndryshme.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, automjeti dhe mallrat e gjetura janë konfiskuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare – Hani i Elezit, ndërsa do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore”, njofton PK.

Më shumë nga Lajme

  • 07:47Shtylla elektrike buzë rrëzimit në Podujevë, banorët thirrje komunës: Intervenoni, para se të ndodhë ndonjë tragjedi
  • 07:45Shpërthimi në Ibër-Lepenc, vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq sot sërish para gjykatës
  • 07:42KEDS njofton, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:21Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër