Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e Zubin Potokut, ku është arrestuar një person. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në orët e para të së dielës, rreth orës 03:38, gjatë patrullimit në fshatin Bube, kur njësitë policore kanë vërejtur disa automjete të dyshuara, shkruan lajmi.net.
Policia bëri të ditur se drejtuesit e automjeteve nuk iu bindën urdhrave për ndalim, me ç’rast zyrtarët policorë kanë përdorur armën zyrtare në përputhje me autorizimet ligjore.
Si rezultat i ndërhyrjes, është arrestuar një person dhe është ndaluar një automjet i tipit “VW Sharan”, në të cilin janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përcjellës, që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Republikën e Kosovës.
“Nga incidenti nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
