Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia sekuestron armë, municion e uniforma në veri, detaje jep në një konferencë të jashtëzakonshme

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 12:05
Policia sekuestron armë, municion e uniforma në veri, detaje jep në një konferencë të jashtëzakonshme

Policia e Kosovës do të mbajë sot, më 20 gusht, konferencë të jashtëzakonshme për media, ku pritet të jepen detaje për operacionet e zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Konferenca do të mbahet në ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen para mediave.

Në konferencë pritet të jepen gjithashtu informacione lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile”, për të cilin janë duke u zhvilluar veprime në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Konferenca mbahet sot, më 20 gusht 2026, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

konferencëpoliciaveri

Të ngjashme

Shqipëri: Policia evidenton 19 raste të abuzimit seksual brenda këtij viti

Shqipëri: Policia evidenton 19 raste të abuzimit seksual brenda këtij viti

18:02
E-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti, Policia del me kërkesë për qytetarët

E-mail mashtrues në emër të drejtorit Fehmi Hoti, Policia del me kërkesë për qytetarët

10:12
EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre”

EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre”

15:56
Sekuestrohen narkotikë në Mitrovicë, Policia jep detaje

Sekuestrohen narkotikë në Mitrovicë, Policia jep detaje

10:12

Më shumë nga Lajme

  • 21:10Matoshi: Presidentja Shiroka-Pula i shërbeu Kosovës si “Anton Çetta i dytë”
  • 21:07Berisha: A do t’i lirojë nga burgu ky ligj? Po luhet me emocionet e qytetarëve
  • 20:58Vrasjet e pasluftës, Haziri: Nuk është vendosur drejtësi, jam kundër çdo lloj konsumimi politik
  • 20:57Ekstradohet nga Belgjika në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 20:56Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat në Angli ua publikojnë fotot