Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia sekuestron armë në dy raste të ndara në Malishevë, Rahovec Gjakovë

GD
Gazeta Demos11 gusht 2025 në 16:11
Policia sekuestron armë në dy raste të ndara në Malishevë, Rahovec Gjakovë

Në dy raste të ndara, Stacionet Policore në Malishevë dhe Rahovec, në bashkëpunim me qytetarët, kanë arritur të identifikojnë personat që kanë përdorur armë zjarri dhe të sekuestrojnë armët.

Në rastin e parë, më 7 gusht 2025, në fshatin Lladroviq të Komunës së Malishevës, Njësia Hetimore e Stacionit Policor Malishevë ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri.

Pas hetimeve, janë identifikuar dy të dyshuar dhe është sekuestruar arma e përdorur.

Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, 7 fishekë, 8 gëzhoja dhe dy granata dore. Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për “Mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa në rastin e dytë, më 11 gusht 2025, në Rahovec, pas një informate për të shtëna në rrugën “Selajdin Mullabazi”, Policia ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar.

Janë sekuestruar një pistoletë, një karikator, 2 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Rasti është iniciuar për “Mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, përderisa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon angazhimin për garantimin e sigurisë publike dhe luftimin e veprimtarive të paligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:44Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje
  • 14:43Ftesa e Haxhiut për takim, Ismaili: Manipulim i radhës, PDK nuk do të marrë pjesë
  • 14:19Ismaili: PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës më 16 gusht
  • 14:01Drejt detit shqiptar, mbi 18 mijë hyrje nga Kosova përmes Morinës
  • 14:00AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve