Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas vizitës që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka bërë familjes së tij në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësi të thellë me faktin se ai ende nuk gëzon liri të plotë në vendin e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gucati e ka cilësuar situatën aktuale si të rëndë dhe të padrejtë, duke rikujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të Krasniqit për lirinë e Kosovës. Ai ka vënë në pah edhe qëndrueshmërinë e bashkëshortes së tij, Sevidijes, e cila po qëndron e fortë përkrah tij përgjatë këtij procesi të vështirë.




