Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Prania e trupave amerikane garanton stabilitet”, Presidenca njofton për ceremoninë në Bondsteel ku ishin Osmani e Kurti

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 22:03
“Prania e trupave amerikane garanton stabilitet”, Presidenca njofton për ceremoninë në Bondsteel ku ishin Osmani e Kurti

Presidenca ka njoftuar rreth pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Kampin Bondsteeel, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në postimin e presidencës, thuhet se Osmani ka theksuar se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe forcimit të paqes e sigurisë në vend.

”Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e jashtëzakonshme të pranisë së trupave ushtarake amerikane në Kosovë, të cilat jo vetëm që garantojnë stabilitet dhe siguri afatgjatë, por edhe dërgojnë një mesazh të qartë përkushtimi ndaj paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Express.

Postimi:

Presidentja Osmani mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Kampin Bondsteel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në Kampin Bondsteel në ceremoninë e ndërrimit të komandës dhe pranim-dorëzimit të detyrës së komandantit të Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR.

Komandanti i deritashëm, koloneli Jonathan Lloyd, ia dorëzoi detyrën kolonelit Sam Sargeant. Presidentja i uroi kolonelit Sargeant detyrën e re, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe forcimit të paqes e sigurisë në vend. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e jashtëzakonshme të pranisë së trupave ushtarake amerikane në Kosovë, të cilat jo vetëm që garantojnë stabilitet dhe siguri afatgjatë, por edhe dërgojnë një mesazh të qartë përkushtimi ndaj paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.

Më shumë nga Lajme

  • 13:24“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së
  • 12:57KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve
  • 12:04Senatorja amerikane: Zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri
  • 11:32Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës
  • 11:10I mbështjellur në pakon e qumështit, SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në Burgun e Dubravës