Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

‘Precizion, kamuflim, vëzhgim' - FSK avancon aftësitë e pjesëtarëve

GD
Gazeta Demos18 shtator 2026 në 15:03
‘Precizion, kamuflim, vëzhgim' - FSK avancon aftësitë e pjesëtarëve

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se është realizuar Kursi i Avancuar për Snajper, në kuadër të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të saj.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi ka pasur fokus aftësimin e pjesëtarëve për realizimin e detyrave të vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe vlerësuar në fusha të ndryshme profesionale, përfshirë planifikimin dhe organizimin e misionit, kalkulimin dhe realizimin e qitjeve, përdorimin e sistemeve të precizionit SIG Sauer, si dhe aftësitë fushore, kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen.

“Përmes trajnimeve të avancuara, FSK vazhdon të investojë në rritjen e profesionalizmit, disiplinës dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj, në funksion të përmbushjes së misionit dhe standardeve të kërkuara profesionale”, thotë FSK.

pjesëtarëveaftësitëprecizion

Më shumë nga Lajme

  • 23:40“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste
  • 23:13Zemaj sfidon Kurtin: Na jepni vetëm 17 emra të mjekëve të kthyer, jo 171
  • 23:07Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë
  • 22:56Ligji për Specialen ende pa epilog në Kuvend, PDK-ja nuk ka prezantuar ndryshimet konkrete
  • 22:42“Çdo i dyti po mson gjermanisht” | Mjekët e rinj i reagojnë Kurtit për pretendimin e kthimit të 171 profesionistëve: Nuk kemi nevojë për deklarata që e mohojnë realitetin