Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre pas 5 tetorit, Jakaj: Kushtetuta s’parasheh vazhdim të mandatit

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 11:03
Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre pas 5 tetorit, Jakaj: Kushtetuta s’parasheh vazhdim të mandatit

Zyra e Presidencës, pas 5 tetorit mund të mbetet pa president, nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo pasi ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i skadon mandati gjashtëmujor.

Për këtë çështje, Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi thotë se institucionet duhet të gjejnë një zgjidhje para skadimit të këtij afati, pasi Kushtetuta sipas tij, nuk parasheh vazhdimin e mandatit.

Jakaj ka thënë se Kuvendi duhet të mblidhet sa më shpejtë.

“Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive, të konstituohet Kuvendi shpejt, të formohet Qeveria pa harxhuar kohë, dhe në ndërkohë të rrjedhë afati për presidentin“, ka thënë Jakaj.

Ai ka shtuar se, në rast të bllokimit politik, vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, në mënyrë që të mos tejkalohet afati i mandatit të ushtruesit të detyrës së presidentit.

“Edhe deputetët, edhe partitë politike, krerët e partive politike do të duhej me i thirrë mendjes në mënyrë që me e respektuar kushtetutshmërinë, ligjshmërinë edhe mos me ndodhë që pas datës 5 tetor me përfunduar në një situatë ku ne nuk e kemi shkelur asnjëherë dhe ku kjo situatë, që dihet pak a shumë se çka do të ndodhë, të hyjmë në një fazë të kontestueshmërisë se atij presidenti“, ka thënë ai për Ekonomiaonline.

Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i ushtrimit të detyrës pas skadimit të mandatit mund të krijojë një zinxhir institucionesh që do të mund të konsideroheshin jokushtetuese.

I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese mund të japë një interpretim që do t’ia vazhdonte mandatin Haxhiut ose ushtruesit të detyrës së kryetarit të Kuvendit pas 5 tetorit, Jakaj ka thënë se një kërkesë e tillë mund të bëhet, por aktualisht situata mbetet hipotetike.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse presidenti nuk zgjidhet në kohë ose posti mbetet vakant.

jakajmandatitmbetet

Më shumë nga Lajme

  • 23:49“Nuk e ka ditë kush është”, Buzhala tregon si iu rekomandua Lumir Abdixhikut emri i Përparim Ramës
  • 23:49Moti nesër, temperaturat deri në 32°C
  • 23:42Shihemi në ‘Prishtina 2030’ – Lojërat Mesdhetare mbyllen me flamurin e Kosovës
  • 23:27Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
  • 22:52Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike