Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidenca reagon pas qarkullimit të një fotografie të rreme të Vjosa Osmanit

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 21:02
Presidenca reagon pas qarkullimit të një fotografie të rreme të Vjosa Osmanit

Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër pas qarkullimit në rrjete sociale të një fotografie të manipuluar, e cila është krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale me qëllim denigrimin e figurës së Presidentes së vendit.

Në reagimin zyrtar thuhet se imazhi është plotësisht fake, një montazh i ndërtuar që synon të krijojë konfuzion te publiku dhe të dëmtojë reputacionin e Presidentes.

“Një fotografi e manipuluar dhe e krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale po qarkullon në rrjete sociale, me qëllim të vetëm, denigrimin e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe ushqimin e narrativave të fabrikuara që u shërbejnë agjendave të huaja.

Kjo pamje është FAKE, një montazh i ndërtuar që të krijojë konfuzion dhe ta dëmtojë figurën e Presidentes Osmani, e cila çdo ditë, me seriozitet, përkushtim dhe integritet institucional, mbron interesat e Kosovës dhe përfaqëson shtetin tonë me dinjitet në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Presidenca e cilëson publikimin e materialeve të tilla si një akt të ulët dhe të rrezikshëm, duke e lidhur atë me fushata të organizuara për përhapje të dezinformimit dhe përpjekje për të baltosur institucionet e shtetit.

Institucioni i Presidencës i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të ndërmarrin masa ndaj përhapësve të këtyre dezinformatave, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë publike, stabilitetin dhe institucionet e vendit.

“U bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj këtyre dezinformatave, të cilat jo vetëm cenojnë sigurinë publike, por përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet dhe për stabilitetin e vendit. Përhapja e dezinformatave të tilla duhet të trajtohet me seriozitet maksimal”, thuhet tutje në reagim.

presidenca e kosoves

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës