Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidenca viziton familjen e studentes së ndjerë Daorsa Spahija në Gjakovë, Kadaj-Bujupi siguron mbështetje përgjatë procesit të hetimeve

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 20:22
Presidenca viziton familjen e studentes së ndjerë Daorsa Spahija në Gjakovë, Kadaj-Bujupi siguron mbështetje përgjatë procesit të hetimeve

Gjatë ditës së sotme në emër të Presidentes Vjosa Osmani, këshilltarja Donika Kadaj Bujupi, bashkë me Nënkryetaren e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu kanë vizituar familjen e studentes Daorsa Spahija në Gjakovë për të ndarë dhimbjen e humbjes së vajzës së tyre, shkruan GazetaDemos.

Kadaj-Bujupi shprehu ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për prindërit, Arbërin dhe Diellzën, si dhe për gjithë familjen Spahija.

“Në emër të Presidentes, znj. Kadaj Bujupi i siguroi se institucionet e vendit do të qëndrojnë pranë tyre me përkushtim të plotë dhe mbështetje të vazhdueshme, përgjatë gjithë procesit të hetimeve që po zhvillohen nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në emër të Presidentes Vjosa Osmani, këshilltarja Donika Kadaj Bujupi, së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, vizituan familjen Spahija në Gjakovë për të ndarë dhimbjen e humbjes së vajzës së tyre, Daorsës, një të reje të jashtëzakonshme dhe studente të shkëlqyer të mjekësisë në Tetovë.

Ajo shprehu ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për prindërit, Arbërin dhe Diellzën, si dhe për gjithë familjen Spahija. Dhimbja e tyre është e pamasë, dhe humbja e Daorsës prek zemrat e të gjithëve.

Në emër të Presidentes, znj. Kadaj Bujupi i siguroi se institucionet e vendit do të qëndrojnë pranë tyre me përkushtim të plotë dhe mbështetje të vazhdueshme, përgjatë gjithë procesit të hetimeve që po zhvillohen nga autoritetet kompetente.

Në këtë moment të rëndë, znj. Kadaj Bujupi u bashkua me familjen në dhimbje dhe solidaritet, duke nderuar kujtimin e Daorsës dhe duke garantuar se institucionet do të jenë pranë tyre në çdo hap në kërkim të drejtësisë.

Postimi i plotë:

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë