Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidenti i Malit të Zi vjen në vizitë në Kosovë, pritjen ia bën prijësi i Manastirit të Deçanit

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 17:56
Presidenti i Malit të Zi vjen në vizitë në Kosovë, pritjen ia bën prijësi i Manastirit të Deçanit

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka ardhur për vizitë në Kosovë, por pritja e tij nuk është bërë nga ndonjë përfaqësues i Qeverisë së Kosovës. Ai është pritur nga prijësi i Manastirit të Deçanit.

Për vizitën e tij njoftoi vetë ai.

“Manastiri i Deçanit është një vend i shenjtë që prej shtatë shekujsh ruan pasurinë e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore, duke dëshmuar rëndësinë e besimit, traditës dhe trashëgimisë historike. E falënderoj igumanin Sava dhe vëllazërinë e manastirit për pritjen e përzemërt dhe mikpritjen. Vende të tilla na kujtojnë rëndësinë e ruajtjes së vlerave shpirtërore, respektimit të historisë dhe përgjegjësisë për ta ruajtur për brezat e ardhshëm atë që kemi trashëguar. Manastiri i Deçanit mbetet një vend i paqes shpirtërore dhe i lutjes, trashëgimia e të cilit i tejkalon kufijtë e kohës dhe ruan kujtimin e shekujve që kanë formësuar historinë”, shkroi ai në facebook.

Për vizitën e Milatoviqit kishte njoftuar vetëm Policia e Kosovës, e cila paralajmëroi ndërprerje të përkohshme të qarkullimit dhe devijim të trafikut në rrugë alternative, për shkak të lëvizjes së eskortës së presidentit malazez.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë–Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (ku mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

deçanitmanastiritpresidenti

Të ngjashme

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën

11:37

Më shumë nga Lajme

  • 20:49Ngrohja globale po përshpejtohet, thotë shkencëtari kryesor i klimës
  • 20:48Hoti dhe përfaqësuesit e KOV-së flasin për të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë në punë
  • 20:18Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestë: Mos i lini vetëm studentët
  • 20:16Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës
  • 20:10Nesër varroset aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha