Presidenti kinez, Xi Jinping paralajmëroi se bota po përballet me zgjedhjen mes paqes dhe luftës gjatë një parade masive ushtarake në Pekin të mërkurën, i shoqëruar nga Vladimir Putini i Rusisë dhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut .
Ngjarja, përkujtim i 80-vjetorit të disfates së Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore, u shmang kryesisht nga liderët perëndimorë, ndërsa Putin dhe Kim ishin të “ftuarit e nderit”.
E dizajnuar për të treguar fuqinë ushtarake dhe ndikimin diplomatik të Kinës, kjo paradë zhvillohet gjithashtu në një kohë kur tarifat e Presidentit amerikan Donald Trump dhe politika e tij e paqëndrueshme vënë nën presion marrëdhëniet e Kinës me aleatët dhe rivalët njësoj.
“Sot, njerëzimi përballet me zgjedhjen mes paqes dhe luftës, dialogut ose konfrontimit, fitimit të përbashkët ose humbjes totale,” tha presidenti kinez para një turme prej më shumë se 50,000 personave në sheshin “Tiananmen”, duke shtuar se populli kinez “qëndron me vendosmëri në anën e duhur të historisë”.