Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania deklaratat e djeshme të presidentes Osmani për gjyqtarin e Kushtetueses, Radomir Llaban. Ai tha se kërkesa që e kishte bërë Osmani në Kushtetuese, e të cilën e tërhoqi dje me arsyetimin se Llaban përbën rrezik për sigurinë kombëtare, ishte e pabazë.
“Zonja Osmani dje mori një hap shumë të shëmtuar që unë jam i bindur që do të jetë një njollë e keqe për historinë e institucioneve të Kosovës në të ardhmen për faktin se detyrë e saj është ruajtja e stabilitetit të institucioneve, garantimi ose sigurimi i këtij stabiliteti. Çfarë ndodhi është e kundërta”, thekso Hasani.
“Osmani me dje bëri një deklaratë, dha një arsyetim që ka për qëllim primar bllokimin ose paralizimin e vendimmarrjes së Kushtetueses, jo në rastin e saj por në rastin e ngërçit institucional lidhur me konstituimin e Kosovës. Për rastin e saj, e ka të qartë, se ajo është juriste, edhe nuk do mend që kërkesa që e ka paraqit presidenca është aq naive, e pabazuar, e pathemeltë”, shtoi ai.
“Me dje u pa qartë se ka qenë kërkesë fiktive që është bërë me qëllim që të paralizojë vendimmarrjen në rastin e ngërçit”, ka theksuar me tej Hasani.
Llaban ishte caktuar nga Kushtetuesja gjytar raportues për lëndën e Presidentes që ia kishte dërguar Gjykatës rreth ngërcit në vend, Hasani thotë se raportet e gjyqtarëve raportues ndryshojnë.
“Ato që i ka thënë zonja Osmani kanë qenë valide edhe para një muaji. Nuk është dashur ta paraqesë kërkesën fare se fundja gjyqtari raportues ka rol formal për të përgatitur një raport dhe për të cilin më pas vendoset. Në 70-80 për qind të rasteve raportet e gjyqtarëve raportues ndryshohen”, tha Hasani në Euroneës Albania.
Ai tha se është ‘antikushtetuese’ tërheqja e lëndës nga Osmani.
“Është antikushtetuese sepse detyrë e saj është të ruajë dhe garantojë stabilitetin e institucioneve”, tha ai.
