Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Presidentja fton banorët e Luginës: Votoni për sa më shumë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 11:11
Presidentja fton banorët e Luginës: Votoni për sa më shumë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen nesër, më 25 tetor.

Përmes një mesazhi në Facebook, ajo ka kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe në votime, duke përmend rëndësinë e bashkimit për përfaqësim më të fuqishëm politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.  Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve", thuhet në mesazhin e saj.

Shiroka-Pula ka theksuar se vota është e drejtë demokratike që duhet shfrytëzuar për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

"Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja!".

serbisëshqiptarëvepresidentja

Të ngjashme

Presidentja viziton Muzeun Etnografik të Budapestit: Ruajtja e kësaj trashëgimie, përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit

Presidentja viziton Muzeun Etnografik të Budapestit: Ruajtja e kësaj trashëgimie, përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit

16:19
Zgjedhjet në Serbi, Ali Ahmeti: Pjesëmarrja masovike është një mundësi për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve

Zgjedhjet në Serbi, Ali Ahmeti: Pjesëmarrja masovike është një mundësi për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve

11:33
Presidentja e Kosovës takon edhe kryeministrin hungarez Maygar

Presidentja e Kosovës takon edhe kryeministrin hungarez Maygar

22:36
Haradinaj thirrje shqiptarëve në Luginë: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Haradinaj thirrje shqiptarëve në Luginë: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17

12:25

Më shumë nga Lajme

  • 16:25“S’mundesh pa mu, unë t’i kam bo letrat” – mërgimtarja flet për jetën e grave shqiptare në Slloveni
  • 16:20Bordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova” Sh.A. merr vendim për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv
  • 16:16Përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve
  • 16:13Maqedonci: Për 5 vjet rekrutuam 3 mijë e 220 ushtarë të rinj, do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e ushtrisë
  • 16:12Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, pritet sërish përballje me policinë