Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidentja Osmani: Femicidi është krizë kombëtare që kërkon veprim urgjent

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2025 në 19:09
Presidentja Osmani: Femicidi është krizë kombëtare që kërkon veprim urgjent

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke e cilësuar femicidin si një “krizë kombëtare” që po dëmton rëndë shoqërinë kosovare.

Duke iu referuar rastit të fundit në Gadime të Ulët, ku një grua u sulmua pavarësisht se kishte urdhër mbrojtjeje aktiv, Presidentja theksoi se institucionet duhet të garantojnë zbatimin e plotë të masave ligjore për të mbrojtur viktimat e dhunës.

Sipas Osmanit, shifrat e rritura të dhunës në familje tregojnë qartë se dokumentet e mbrojtjes nuk mjaftojnë nëse nuk zbatohen me vendosmëri dhe pa vonesa. Ajo paralajmëroi se çdo neglizhencë institucionale mund të ketë pasoja të rënda.

Presidentja kërkoi veprim të koordinuar, përgjegjësi të plotë dhe zero tolerancë ndaj çdo forme dhune, duke theksuar se asnjë person që ushtron dhunë nuk duhet të ndihet i paprekshëm dhe asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur.

“Çdo hap i gabuar mund të jetë fatal,” tha Osmani, duke apeluar për një angazhim më të madh institucional dhe shoqëror për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e grave dhe vajzave në Kosovë.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 17:08Sot varroset Haxhi Gojnovci, punëtori i KEK-ut që vdiq tragjikisht në vendin e punës
  • 17:06Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është më prioritet
  • 17:01Kurti pret në takim duon “Dina e Mel”, vlerëson kontributin për ruajtjen e trashëgimisë arbëneshe
  • 16:58Si qëndron situata me fruth në Kosovë? IKSHPK jep detaje
  • 16:21PDK vazhdon edhe nesër aksionin para Kuvendit e Qeverisë, Deliu: Do të jemi aty deri në kthimin e rendit kushtetues