Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Jörn Rohde

GD
Gazeta Demos16 shtator 2025 në 18:04
Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Jörn Rohde

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik në vend.

Osmani ritheksoi se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në rritje të vazhdueshme. Në këtë kontekst, ajo veçoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, ku një rol të veçantë ka pasur edhe mërgata kosovare në Gjermani, e cila përmes investimeve dhe angazhimit të saj përbën një urë të fuqishme lidhëse mes dy popujve.

Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite, përfshirë edhe përkrahjen në rrugën drejt integrimit euroatlantik, si dhe ndihmën përmes projekteve zhvillimore në sektorë të ndryshëm.

Në fund të takimit, Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rohde suksese në detyrat dhe angazhimet e tij të ardhshme.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 13:02Banesa, shtëpi, toka dhe aksione, kjo është pasuria e deklaruar e presidentes Shiroka-Pula
  • 13:01Schuebel: Që nga viti 1999, BE ka ofruar 3.7 miliardë euro për Kosovën
  • 12:58Sulmohet ekipi i emisionit Kiks në Ferizaj, dy vetura ia bllokojnë rrugën - ka të lënduar
  • 12:43Ish-ushtari i UÇK-së që u rrah në protestë, e denoncon rastin në IPK: Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e Policisë
  • 12:29Isa Mustafa: Kosova dëshmoi pjekuri institucionale me Ligjin për Specialen dhe presidenten