Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pranuar urime me rastin e zgjedhjes në detyrë nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, i ka uruar Presidentes Shiroka-Pula sukses në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian.
Në telegramin e urimit, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka shprehur bindjen se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen. Ajo ka riafirmuar mbështetjen e vendit të saj për Kosovën në avancimin e parimeve demokratike, bashkëpunimit rajonal, forcimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit, si dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni.




